Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një njoftim për mediat bën me dije se Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët germanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

“Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët germanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar I Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së. Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvillohuar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë. “Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”-

u shpreh Basha.

/tvklan.al