Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shtroi një pyetje gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të hënë. “Kush është peshku i madh”, tha Basha ndërkohë që këtë gjë e përsëriti edhe anglisht.

Kryedemokrati tha se kallëzimi i sotëm në SPAK ndaj Ramës për inceneratorët ka për qëllim nxitjen e prokurorëve që të bëjnë detyrën.

“Pyetja që kërkon përgjigje është kush fshihet dhe kush është peshku i madh? Who is the big fish? Në Verona është Milio Raci sëbashku me krybashkiaku. Në Zimbabve është ministri përgjegjës për ambientin dhe plehrat. Është arrestuar ministri në Zimbabve. Zimbabve është në Afrikë. Këtu heshtje totale. Ndaj edhe padia e sotme në SPAK ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë detyrën e tyre. Të mos tremben nga presioni që me siguri është në nivelet kriminale siç iu bëhet përfaqësuesve të medias, apo edhe përfaqësuesve tonë. Kush ka në dorë këtë fuqi që brenda një dite të vetme të marrë gjithë ato vendime dhe t’ia japë një kompanie me kapital 1 mijë euro. Në Itali është Miljo Raci dhe krybashkiaku i Veronës të arrestuar si pjesë e Ndragetës. Në Zimbabve është arrestuar ministri.  Kush fshihet pas kësaj, pse nuk ka asnjë arrestim të vetëm. Prokuroria ka për detyrë të përgjigjet një orë e më parë”, tha Basha.

PD-ja dorëzoi të hënën në SPAK një kallëzim ndaj kryeministrit Rama, ministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit Lefter Koka, kryebashkiakut Erion Veliaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Selia blu i akuzon ata për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe grup i strukturuar kriminal./tvklan.al