Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas padisë që kreu i qeverisë shqiptare bëri ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Basha e quan padinë ndaj kryeministrit shqiptar një perveristet të shëmtuar antikombëtar. Ai thotë se ky akt turpëron të gjithë Shqipërinë dhe meriton revolën dhe refuzimin ndaj kryeministri Rama.

“Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, tha Basha.

Lajmin për padinë e konfirmoi vetë Haradinaj, i cili në një postim në Facebook ditën e djeshme, e cilësoi si plotësisht të pabazuar. Ai e quajti një “diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”.

Padia e Ramës ndaj Haradinajt është bërë për shpifje, për deklaratën e bërë prej tij, kur tha se kryeministri shqiptar, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç do të merrnin 10 miliardë Euro për ndarjen e Kosovës. /tvklan.al