“Ne mbajmë gjithmonë premtimet që bëjmë”

Ndonëse zyrtarisht në fushatë, Lulzim Basha e ndau fundjavën  me të rinjtë e Elbasanit, me të cilët kaloi një piknik në kodrat e Kërrabës.

“Për piknik jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule”.

Xhelozinë për drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit nuk e fshehu nga prania e madhe e të rinjve që I ishin bashkuar thirrjes për këtë piknik.

“Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë dhe po rri vetë këtu”.

Edhe pse i kursyer në deklarata politike, të rinjtë i ftoi që në 25 Prill të besojnë tek alternativa që sipas tij do i ndryshojnë faqen vendit përmes angazhimeve konkrete.

Si shembull të premtimeve të mbajtura nga demokratët dikur në pushtet solli edhe tunelin Tiranë-Elbasan, por përpara të rinjve u angazhua se nesër në qeveri prioritet do të ketë punësimin e tyre.

Pas nuk la edhe studentët.

“Një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë”.

Por që zotimet të kthehen në realitet tha se i nevojitet ndihma e të rinjve në 25 Prill.

Tv Klan