Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për programin italian “Porta a Porta”, ka akuzuar qeverinë për blerje të zgjedhjeve. Sipas kreut të demokratëve, paratë e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë u përdorën në zgjedhje. Teksa akuzon edhe funksionarë e ish-zyrtarë të qeverisë shqiptare për lidhje me krimin e organizuar.

Alfonso: Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Basha: Shqipëria ka dy probleme të rënda, një me demokracinë dhe një me kriminalitetin. Pesë vite më parë, Shqipëria u bë prodhuesi dhe eksportuesi numër një i kanabisit. Me paratë e kanabisit, u kalua në trafikun e heroinës dhe kokainës. Dhe me milionat e fituara nga trafiqet e drogave të forta u blenë zgjedhjet, u blenë policët, drejtësia, media, pjesë të mëdha të ekonomisë private dhe të aktivitetit ekonomik publik.

Alfonso: Ju akuzoni qeverinë për bashkëpunim dhe marrëveshje me krimin e organizuar.

Basha: Dy muaj më parë, media ndërkombëtare publikoi përgjimet zyrtare të drejtësisë shqiptare, ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste, janë përgjuar në bashkëpunim me krerë mafiozë për të blerë vota dhe për të frikësuar opozitën në zgjedhjet e kaluara. Për katër vite, Shqipëria ka pasur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, që tani ndodhet nën akuzë zyrtare për trafikim ndërkombëtar të drogës shkaktuar nga një hetim i Prokurorisë së antimafias së Katanias. Ndërsa për sa i përket pasuesit të tij, Fatmir Xhafa, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me shtatë vite burg si anëtar të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Prononcimi i Bashës për programin italian u bë pas intervistës së Kryeministrit Edi Rama për “Porta e Porta” mbrëmjen e së martës në televizionin “Rai”./

tvklan.al