“Biznesi në krizë, përgjegjëse është qeveria”

Një ditë pas ironisë së Kryeministrit, Lulzim Basha ishte i ashpër me përgjigjen e tij.

“Në vend që të marrë masa bën sharlatanin dhe palaçon në ekrane. Sado të merret me opozitën e të flasë me gjuhë vulgare prej palaçoje një të vërtet s’e mbulon dot, tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur”. 

Nga Vora ku pa nga afër një biznes fason, kreu i opozitës i kërkoi sërish Edi Ramës ta marrë seriozisht ofertën e Partisë Demokratike, që sipas Bashës nuk është aspak program elektoral.

“Plani që kemi prezantuar dje nuk është plani ynë elektoral për qeverisjen e nesërme. Është plani pëer 6 muaj e ardhshëm për të luftuar pandeminë”.

Kryeministrin e akuzoi si të vetmin përgjegjës të krizës ekonomike që po kalon vendi, duke i kujtuar shifrat zyrtare që sipas kryedemokratit flasin për falimentim të biznesit dhe rritje të papunëssië.

Edhe njëherë ripërsëriti se në mbështetje të biznesit prodhues për 6 muajt në vijim nevojitet subvencionim me 50% i qerasë, si dhe shtrirje në kohë e skemave të garancisë sovrane e shoqëruar kjo me vendosjen 2% të tavanit të normës së interesit për biznesin.

Ndërsa për daljen nga kriza për biznesin e vogël, kryedemokrati i propozoi qeverisë dhënien e një çeku prej 1000 Eurosh gjatë 6 muajve.

Tv Klan