Nga Lushnja, kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha reagoi ashpër ndaj vendimit të  Gjykatës së Apelit që lehtësoi dënimin për Dritan Dajtin. Por kreu i demokratëve akuzon Ramën si përgjegjës për këtë vendim.

Ndërsa u tregua sërish i prerë kundër çdo marrëveshjeje me Ramën, kreu i demokrateve, tha se kjo qeveri ka larguar vendin nga rruga Europiane dhe tashmë po kërkon të destabilizojë rajonin.

Basha bëri ftesë për pjesëmarrje masive në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë.

 

Tv Klan