Gjatë vizitës ditën e djeshme në Shkodër, kreu i demokratëve Lulzim Basha është takuar me të rinj të ndryshëm.

Këtë të mërkurë, kreu i opozitës ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto me një sportiste të re që ka marrë vlerësime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Basha thotë se optimizmin e kësaj të reje e ka parë kudo nga ka qenë në Shqipëri.

“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha./tvklan.al