“Është koha për ndryshim, Rama duhet larguar”

Kreu i opozitës Lulzim Basha përmes një video mesazhi ka sjellë dëshminë e një kryefamiljari, i cili e ka të pamundur përballimin e jetesës.

Basha thotë se pas 8 viteve të dështimit të Ramës, kostoja e jetesës është rritur dita-ditës dhe se ka ardhur koha për ndryshim.

Sipas kreut të opozitës Rama duhet të largohet dhe në 25 Prill, Partia Demokratike do të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Tv Klan