Mesazhi ngushëllues për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha ka shprehur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se zëri i saj e ka shoqëruar që fëmijë, pasi ishte këngëtarja e preferuar e nënës së tij.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha. Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira. Prehu në paqe “Zambaku i Shqiptarisë”! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë”, shkruan Basha.

Nexhmija Pagarusha u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Artistja shqiptare është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera./tvklan.al