Basha me bizneset në Tiranë: Rama është përgjegjës për dështimet e Shqipërisë në 8 vite

Kryedemokrati Lulzim Basha premton 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël si ndihmë për të kaluar situatën e krijuar nga COVID-19. Në takimin me bizneset në njësinë numër 3 në Tiranë, Basha akuzoi qeverinë “Rama” se paratë e taksapaguesve shqiptarë ua ka dhënë vetëm një grupi njerëzish.

“Një çek 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, që të paktën të kaloni këtë situatë të vështirë, është një nga angazhimet e planit tonë anti-covid, që do ta bëjmë realitet.

E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë. Paratë që duhet të shkonin për të bërë gati tregun e punë, në veçanti ju, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ua kanë dhënë një grushti miqve të tyre”, tha Basha.

Kandidati për kryeministër i koalcionit “Aleanca për Ndryshim”, tha se do angazhohet të subvencionojë 100% tarifat për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra.

“Ju e dini që me ne ka një platformë për ta ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë, me subvencionimin 100% të tarifave për të gjithë studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj”, tha Basha.

Basha tha se përmes thithjes së investimeve të huaja dhe përmirësimit të klimës së biznesit, në Shqipëri do të krijohen 110 mijë vende pune të reja.

Klan News