Partia Demokratike vijon prezantimin e programit elektoral për bizneset.

I ndodhur në një biznes të prodhimit e përpunimit të metaleve në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha tha se një nga vështirësitë e bizneseve është dhe furnizimi me energji, pasi sipas tij, 1 ne 2 biznese përdorin gjeneratorë.

“E ka nxjerrë banka botrore që 1 në 2 biznese shqiptare përdorin gjeneratorë, në vitin 2021, sepse nuk ju sigurohet energji e pandërprerë. Po te mos kesh energji të panderprerë biznesi ka kosto qe nuk krahasohen. Prandaj është jetike liberalizimi i tregut të energjisë. E para është siguria të kesh furnizimi të pandërpreë dhe e dyta pastaj që të jesh konkurrues ëhstë çmimi i energjisë. Ka 8 vjet që qeveria nuk bën detyrën e vet, ka 8 vjet që bën premtime. Ka premtuar uljen e çmimit të energjisë dhe nuk e ka ulur as për familjet as për prodhuesit. Rezultati, siç ka ngec kjo linja jote, kështu ka ngec Shqipëria me përjashtim të një grupi që janë ortak të Edi Ramës. Ata janë sheik, jetojnë si sheik dhe hanë te restorantet e sheikëve. Pushtetarët dhe një grusht ortakësh të tyre.”

Basha tha se nga thesari i shtetit janë shpenzuar miliona lekë për inceneratorë, teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se një grusht pushtetarësh janë bërë ortak me një grup oligarkësh në vend.

Klan News