Basha premton pagë minimale 400 euro

Basha premton pagë minimale 400 euro

19:40 18/09/2019

“Arkës së shtetit i mungojnë 80 mln euro nga TVSH”

Teksa opozita pritet të shpalosë platformën kombëtare, Lulzim Basha i premtoi përfaqësuesve të sindikatave të pavarura se rimëkëmbja e ekonomisë për daljen e vendit nga kriza do të jetë prioritet pas ardhjes në pushtet. Një ndër masat që tha se do të ndërmarrë pasi të votëbesohet si kryeministër nga shqiptarët, është edhe rritja e pagës minimale.

“Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro.”

Basha akuzoi qeverinë e se ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike teksa paralajmëroi anulimin dhe hetimin e koncesioneve dhe PPP korruptive. Akuzat nga selia blu vijuan edhe përmes Shefit të Kabinetit, Dorjan Teliti, i cili akuzoi qeverinë se ka dështuar në arkëtimin e taksave për muajin Gusht, duke bërë që në arkën e shtetit të mungojnë 80 milionë euro nga TVSH-ja.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT