Kreu i PD thotë se vaksinat nuk mund të përdoren për të bërë fushatë në kohë pandemie

Nga zona e Unazës së Re në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se do të vë drejtësi për pronat e qytetarëve të cilat, sipas tij, janë marrë nga qeveria “Rama”. Basha u zotua se do të konfiskojë pasuritë e çdo zyrtari që ka cenuar pronat e banorëve në Unazën e Re dhe  paratë do ua rikthejë qytetarëve.

Në takim me të rinjtë e kësaj zone, kandidati i opozitës për kryeministër premtoi reformim të sistemit shëndetësor, atë të arsimit si dhe do të përshpejtojë procesin e rindërtimit. Basha tha se me planin e punës së PD, do të rimbursohen qytetarët të cilët kanë kaluar COVID-19 dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Kreu i demokratëve iu drejtua qytetarëve të Unazës së Re se më 25 Prill duhet të ndëshkojnë me votë 8 vite të qeverisë socialiste, për të cilën tha se ka dështuar në mbajtjen e premtimeve.

Klan News