“Fund mosndëshkimit të politikanëve dhe rikthim të sundimit të ligjit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur këtë të mërkurë zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i PD tha se takimi kishte në fokus “dhënien fund të mosndëshkimit të politikanëve dhe rikthimin e sundimit të ligjit; dhënien fund të kapjes së shtetit, korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Kostelancik ka nisur sot një tur takimesh me përfaqësuesit më të lartë të politikës në Tiranë. Ai është pritur fillimisht nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa më vonë gjatë ditës do të takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe me kryeministrin, Edi Rama. Këto takime pritet të ketë në fokus zgjidhjen e krizës politike në vend. /tvklan.al