Basha prezanton programin ekonomik në Rrëshen

Basha prezanton programin ekonomik në Rrëshen

14:53 23/04/2016

Nga Rrësheni, ku u takua me tregtarë e banorë të zonës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka ndërtuar dy Shqipëri, atë të mjerimit për qytetarët dhe të luksit për qeveritarët.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:

“Një Shqipëri të vuajtjes, të mjerimit, të padrejtësisë, të arbitraritetit e të gjobave për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, pa dallim demokrat dhe socialistë. Dhe një Shqipëri të oligarkëve si Koço Kokëdhima që del para gjykatës dhe thotë :“Po pse po më dënoni për vetëm 2 milionë lekë”. Po sigurisht se është mësuar Koço 2 milionë këtu, 20 milionë atje,  200 milionë këtu, Albpetrolin atje, Armon këtu, sarajet atje dhe i duket çudi që ligji mund ta kapë  edhe për 2 milionë, ndërkohë që shqiptarët janë dergjur burgjeve edhe për 3 mijë lekë të reja.”

Papunësia, ishte kryefjalë e shqetësimit të të rinjve në bashkëbisedimin që patën me kreun e opozitës. Zgjidhja, tha Basha, do të vijë përmes programit ekonomik të demokratëve, që synon uljen e taksave, siguri juridike për investitoët dhe një vëmnëjde të shtuar ndaj shtresave në nevojë.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: 

“Detyra numër një e qeverisjes së ardhshme të  demokratëve do të jetë punësimi i rinisë shqiptare. Kemi propozuar dhe do të ekzekutojmë që javën tonë të parë faljen e kamatëvonesave dhe borxheve të energjisë elektrike të pakonfirmuara, por përmes sistemit aforfe. Dhe do të vendosim për të gjithë familjet në nevojë ekonomike sasinë prej 200 kë në muaj falas, të paguar drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe të njëjtën gjë edhe për faturën e ujit.  “

Jolldiz Mitro, Tv Klan

 

Të ngjashme
UKT