Rimëkëmbim ekonominë, përshpejtim e transparence për rindërtimin

Në krah të ekspertëve me të cilët ka hartuar planin ekonomik të Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi  piketat e punës së qeverisë së tij për 100 ditët e para. Në themel të këtij programi tha se ka rimëkëmbjen e ekonomisë, ku u zotua për marrjen e disa masave për të bërë të përballueshme koston e mbijetesës.

“Përmes risjelljes së Shqipërisë në nivelet të konkurrueshmërisë së rajonit për sa i përket, fjala bie çmimit të naftës, çmimit të energjisë për familjet, por po kështu për ekonominë, për zinxhirin prodhues të ekonomisë.”

Pandemia e veçanërisht shëndetësia është një tjetër prioritet  për demokratët.

“Përmes rritjes së menjëhershme të pagave të mjekëve, infermierëve, mjekëve specializantë, për të ndalur hemorragjinë e tyre.”

Angazhohet të çojë përpara edhe procesin e rindërtimit.

“Vlerësim real i dëmit, sepse kemi të bëjmë me një keqvlerësim, rindërtim me rritmë të shpejta dhe përmbyllje në një kohë sa më të shkurtër.”

Ndërhyrje emergjente sheh edhe në bujqësi, e arsim. Ndërsa në turizëm, zotohet të lehtësojë kompanitë nga detyrimet fiskale dhe si garanci për këtë angazhim i shërbeu marrëveshja që nënshkroi me operatorët turistikë.

“Do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë  me akomodimin. ai i krijimit të një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar”.

Në një tjetër takim që pati me studentë e profesioniste të reja, Basha u zotua të ktheje normalitetin në vend, duke ofruar një politikë me fytyrë njerëzore.

Ndërsa në orë të pasdites, Basha vijoi takimet derë më derë me banorë të njësisë nr. 10.

Tv Klan