Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me demokratët e këtij qyteti.

Por teksa nga njëra anë mbështetësit e kryedemokratit brohorisnin pro tij, përballë tyre një grup tjetër demokratësh kërkonin largimin e tij.

Teksa brohorisnin “Basha ik” e “turp”, në duar ata mbarnin parulla si “Lulzim Brava je i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD ” apo “Lulzim Brava peng i qeverisë”. Megjithatë, përveç brohorimave, situata paraqitet e qetë.

Kjo nuk është hera e parë që Basha pritet me protesta gjatë takimeve që po zhvillon ditët e fundit nëpër qytete të Shqipërisë. Vetëm dy ditë më parë, tensionet mes demokratëve në Kurbin u përshkallëzuan deri në përplasje fizike mes njëri-tjetrit./tvklan.al