Basha: Prokurorit i treguan kallashin, preku interesat e qeverisë

Posta

Basha: Prokurorit i treguan kallashin, preku interesat e qeverisë

20:20 06/11/2019

“Rama qeveris me kryebashkiakë të inkriminuar”

Në rrugëtimin për Shqipërinë me të rinjtë nga qyteti verior i Shkodrës, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se qeveris me banda e kriminelë, duke u ndalur tek atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

“U godit një prokuror që edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, por në vend që të vihej përpara drejtësisë i treguan kallashin sepse preku interesat e bandës në pushtet, Kadastrës së Durrësit”, tha Basha.

Të njëjta akuza i vijoi edhe për drejtuesit lokal të majtë, të cilët opozita i akuzon se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, përfshi edhe Kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës Valdrin Pjetri.

“Ne s’kemi shkop magjik të themi kush janë këta. E thanë vete nga sepse ndihen të poshtëruar dhe të turpëruar. E njëjta gjë me Kajmakun, me Babanin dhe ku, në një proces pa garë.”

Në takimin me të rinjtë e Shkodrës, Basha u ndal edhe tek programi i Partisë Demokratike për arsimin, ekonominë dhe shëndetësinë ku ripërsëriti premtimin se me ardhjen në pushtet të demokratëve paga për mjekët do të jetë 1200 euro ndërsa për infermierët 700 euro.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT