Protestën e artistëve dhe shoqërisë civile kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha e shikon si frymëzuese për shembjen e qeverisë Rama. Në një takim të organizuar me disa prej tyre, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kryetari i opozitës u tregon planin e tij për t’i dhënë vendit një demokraci funksionale, që siç thotë nis me një qeveri tranzitore.

Mes të pranishme ishte dhe ish-deputeti socialist, kompozitori Limoz Dizdari, i cili sjellë në vëmendje bashkëbisedimin me Ramën, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Kulturës, që ashtu si sot kërkonte ndërtimin e një teatri të ri.

Profesor Edmond Tupe dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu janë më të drejtpërdrejtë dhe flasin për mënyrën që duhen ndjekur për rrëzimin e qeverisë Rama.

Djegia e mandateve, sipas Lulzim Bashës, ishte hapi i parë për t’ju përgjigjur thirrjes së qytetarëve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Tv Klan