Sulmoi Zërin e Amerikës për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot heshtjen e kryeministrit për shpalljen non-grata të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga Departamenti i Shtetit.

Në një postim të shkurtër të shoqëruar me një video nga deklaratat e kryeministrit për Zërin e Amerikës, Basha thotë se Edi Rama sulmoi Zërin e Amerikës për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve nga Dako dhe krimi i organizuar.

“Akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha, dhe shton se duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e tij të paligjshme.

Tv Klan