Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin.

Në videon e publikuar, Basha rendit faktet, që sipas tij do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.

Në rastin e Edi Ramës, kreu i PD thotë se këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit. Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqevrrisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:

Kur i dha pushtet kriminelëve!

Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!

Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!

Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!

Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!

Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!

Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!

Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!

Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!

Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!

Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!

Kur bllokoi rrugën drejt Europës!

Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!

Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!

Kur mbylli gjykatat!

Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

Asnjë hap pas!”

/tvklan.al