“Pagë 300 mijë Lekë për 1 vit, për 30% të studentëve”

Kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh fjalën “dështim” për të përmbledhur punën e bërë nga qeveria për Arsimin e lartë. Sipas Bashës mungesa e investimeve gjate 8 viteve detyroi shumë të rinjtë të braktisin vendin.

“Kjo është një nga arsyet kryesore pse punësimi ka rënë në gropë, kjo është një nga arsyet kryesore pse emigracioni është rritur, ky dështim me arsimin e lartë dhe me profesional. Ndaj me 25 Prill nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, bëhet fjalë për një ndryshim total kursi”.

Në një takim me studente e pedagoge, Basha tha u ndal në disa prej pikave kryesore që përmban programi I partisë demokratike për arsimin.

“Në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual”.

Basha tha se për studentët do të ofrohen praktika të paguara që i përgatit ata për tregun e punës.

“Shpërblimi që ne propozojmë është 300 mijë Lekë në muaj për 12 muaj për 1 në 3 studentë që mbaron studimet në Shqipëri të zgjedhur në bazë të meritës”.

Kjo sipas Bashës do të rrisë mundësinë për të përthithur sa më shumë investime të huaja.

Tv Klan