Basha: Qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira, do hapë negociatat me BE

Basha: Qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira, do hapë negociatat me BE

10:18 10/07/2019

Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vazhduar betejën

e nisur për rrëzimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, Basha thotë se

qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të japë negociatat e anëtarësimit

me Bashkimin Europian. Sipas kryedemokratit, ekonomia e lirë dhe konkurrenca e

ndershme do të nxjerrin vendin nga varfëria.

“Shumica

absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e

Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e

bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim

nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do

ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën

absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira

e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka

nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të

dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin

Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e

përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrencë të ndershme. Lufta

kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së

ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq

shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në

kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe

krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim

tregjet. Do të garantojmë konkurrencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të

lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria

ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Lulzim Basha në Facebook. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT