“Rama fshehu vdekjet. Shëndetësia dhe ekonomia në kolaps”

Nga Shkodra Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e Kryeministrit se po bën politikë me pandeminë, duke bërë përgjegjës kreun e qeverisë për fshehjen e jetëve të humbura në spitalet COVID dhe rënien në kolaps të shëndetësisë.

PD dhe unë asnjë ditë nuk kemi bërë politikë me pandeminë.  Si mund të fshihen duke fshehur shifrat dhe duke bërë politikë me vdekjet të shkunden nga propaganda të ikin nga Facebook. Ka harxhuar kot 6 muaj, sot spitali Shkodrës duhet të kishte pavion model të, trajnonte mjekët

Pak ditë më parë, kryeministri paralajmëroi se qeveria ka lënë kaparin për blerjen e vaksinës, por Lulzim Basha thotë se sërish Shqipëria edhe në këtë drejtim është e fundit në rajon.

Çdo vend tjetër ka marrë masa për të siguruar vaksinën sesa Shqipëria. Kemi bërë një rezervim me Covax. Kosova ka marrë grant dhe borxh nga BB për ta marrë drejtpërdrejt. Maqedonia ka bashkuar forcat me një vend të BE. Ndërsa Shqipëria edhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për ta marrë vaksinën dhe kjo për mua është e papranueshme

Krahas shëndetësisë, me shqetësim foli edhe për ekonominë, gjatë një takimi që pati me përfaqësues të biznesit shkodran, I cili iu ankua për rënie të konsumit dhe rritje të papunësisë.

Pandemia vetëm sa nxori zbuluar krizën. 4900 bizneseve janë mbyllur dhe Shkodra ka numrin më të lartë. Jemi vendi me paketën me të vogël të ndihmës ekonomike, po të jepej në fillim kjo ndihmë duke ju dhënë 200 mijë Lekë ju si subvencion s’do i hiqnin njerëzit nga puna

Për daljen nga kriza Basha tha se vendit i duhet një ndryshim i madh që sipas tij Partia demokratike do ta sjellë përmes programit ekonomik që synon uljen e taksave dhe rritjen e punësimit.

Tv Klan