“Paratë shkojnë për shpenzime luksi”

Dy vjet nga tragjedia e tërmetit të 26 Nëntorit, kreu i opozitës Lulzim Basha vizitoi një nga familjet e dëmtuara që i tha se nuk kishte përfituar asnjë ndihmë nga shteti.

Lulzim Basha: Po këta as nuk iu pyetën fare?

Nexhmije Shkalla: Absolutisht! Nuk e kuptoj as vet.

Lulzim Basha: Keni bërë ankesa?

Nexhmije Shkalla: Ankesa po, po të përcjellin me një fjalë.

Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur qytetarët, duke i çuar paratë për shpenzime luksi.

“Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë.”

Kreu i opozitës u zotua se do të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë, ndërsa shtoi se, Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund kauzës për dëmshpërblim të drejtë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti.

Tv Klan