Spiropali: Akuzon sa herë ke probleme në parti

Kryeministri Rama nuk ishte në parlament, por kjo se pengoi Lulzim Bashe që të fliste me të në distance dhe ta akuzonte se është i përqendruar vetëm tek aferat korruptive, një prej të cilave ku u përqendrua me gjatë koncesioni i inceneratorëve.

Basha jo pa mburrje deklaron se kjo është një kronike e një fundi të paralajmëruar prej tij dhe opozitës.

Të dhënat e raportit të fundit të TIA e shikon si një tjetër dokument që provon akuzat e opozitës se shqiptarët po keqqeverisen.

Për Bashën burimi i gjithë korrupsionit është masakra elektorale. Por për ministren e Shtetit që nëë mungese të kryeministrit replikoi me kryedemokratin, ai po kërkon të tërheq vëmendjen nga problem e brendshme në parti sepse po ta kishte seriozisht do të bashkonte votat me ta për të nisur reforma zgjedhore.

Pa pritur të dëgjonte deri në fund përgjigjen e qeverise për akuzat e tij, mesa duket dhe mungesa e kryeministrit për të debatuar gjate siç e kanë bërë zakon.

Tv Klan