“Janë më të rrezikuar nga Covid-19”

Diabetikët janë një ndër grupet me risk të lartë nga Covid-19. Në një takim që shoqata e diabetikëve shqiptarë pati me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ata i shprehën shqetësimin për mungesë të vëmendjes ndaj shtresës së tyre për situatën e krijuar.

Mjeku Florian Toti: Muaji Nëntor për ne ka rëndësi të bëjmë edhe fushata depistimi dhe ndërgjegjësimi, të paktën të marrësh vesh, je i dyshimtë apo nuk ke diabet. Dhe pikërisht të gjitha këto gjëra që ne bëjmë, domethënë bëhen pa asnjë ndihmesë nga buxheti i shtetit dhe pa asnjë kosto për personat me diabet pra të gjitha ato që ne përpiqemi ti ofrojmë janë pa kosto për personin. Për sa i përket paketave të ndihmës domethënë gjithë shoqatat jofitimprurëse nuk kanë përfituar asnjë gjë, në këtë drejtim.

Qytetari: Më qëlloi që të më kapë dhe virusi.

Qytetari: Në Korrik. Dy javët e para nuk i kalova keq me thënë të drejtën. Unë them që problemi është sistemi, nuk ka lidhje me ne, por domethënë unë e kam kaluar COVID-in për shkak të marrëdhënieve individuale me secilin prej mjekëve, që besoj po kështu dhe pjesa më e madhe kështu ka ndihmuar, sigurisht dashuria e familjes etj. Kurse pastaj pjesa tjetër është… Unë dëgjoj kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura. Llahtar informacion, llahtar domethënë.

Basha apeloi për të sëmurët me diabet që të kenë kujdes maksimal, ndërsa tha se në programin e PD-së për këtë grup shoqëror që ka nevojë për kujdes e mbështetje.

“Të bashkojmë forcat për vetdijësimin e rrezikut të pandemisë, në veçanti sa i përket kategorisë së diabetikëve, dhe kërkoj në radhë të parë që njerëzit të marrin masa mbrojtëse. Dhe së dyti, të vazhdojmë të përsërisim kërkesat që qeveria të bëjë të paktën atë që po bëjnë qeveritë e rajonit, për sa i përket gjithë zinxhirit të testimit, rimbursimit, kapaciteteve spitalore, ndihmës ndaj mjekëve dhe infermierëve dhe pasqyrën e sigurimit të protokolleve dhe të barnave që protokollet kanë brenda tyre për trajtimin sa më efikas te sëmundjes. Kjo është dhe mbetet emergjenca dhe kërkesa e parë që kam, duke qenë që juve ju prek dyfish, sepse jeni edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjes”.

Një tjetër shqetësim që ngritën shoqata e diabetikëve ishte rimbursmi për barnat që marrin.

Tv Klan