Nga Shkodra ku mori pjesë në mbledhjen e komisionit të emergjencave në bashkinë e këtij qyteti kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës.

“Janë mbi 1000 familje n ë 800 banesa në ujë, kjo për çdo qeveri përben arsye për gjendje emergjence. I bëj thirrje Ramës t’i japë fund braktisjes kriminale të Shkodrës, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të dislokojë mjetet…”

Sipas Bashës shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut, por shkarkimet në kasakadën e Drinit.

“Askush s’mund të më thotë se kjo që po ndodh është vepër e Zotit, por përgjegjësi e korporatës elektroenergjetike , kasakda e Drinit është përgjegjësja për përmbytjen e Shkodrës.”

Mosshpalljen e emergjencës Basha e cilësoi kriminale dhe ftoi prokurorinë të hetojë.

“Janë të detyruar t’i dëmshpërblejnë, është llogari meskine që e detyron Ramën të mos e shpalle. I akuzoj për mosmenaxhimin e situatës dhe i kërkoj prokurorisë të nisë kryesisht hetimet për heshtjen dhe mosveprimin kriminal.”

Më pas kreu i demokratëve pa nga afër situatën në njësitë administrative të Bërdicës e Dajçit, të cilat prej ditësh ndodhen nën pushtetin e ujit.

Tv Klan