Kreu i Partisë Demokratike  ka reaguar pas vendimit të qeverisë, se që nga java e ardhshme maska do jetë e detyrushme në çdo ambient.

Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se qeveria duhet t’u mundësojë maska qytetarëve, pasi shumë nuk kanë as lekë për të blerë bukë.

Dy javë më parë kemi kërkuar që qeveria të marrë masa për valën e dytë të pandemisë. Ka dalë me dhjetra herë dhe ka sulmuar PD, opozitën dhe mua personalisht. Kemi kërkuar që t’i vërë gishtin kokës dhe t’i dilte para të keqes.

Po të kishte dëgjuar ne nuk do kishim këtë gjendje. Ja kemi thënë në planin tonë me 5 pika për të marrë masa për të pajiaur me maska mbrojtëse të gjithë. Por ai del sot dhe thotë të mbani maska dhe do u gjobisë, po ata që s’kanë lekë të blejnë bukë me çfarë do i blejnë maskat?”, u shpreh kreu i PD.

Ai hodhi akuza për Ramën duke thënë se ka dhënë 2 milion Euro për inceneratorët. “Me 2 milonë euro që u janë dhënë këtë javë inceneratorëve mund të ishin siguruar maska pë rata që nuk kanë bukë të hanë dhe nga pensionistët, që janë shtresa më e rrezikuar”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati komentoi dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe tha se është cënuar rëndë procesi i integrimit.

Nryshimi i njënashëm i formulës së koalicioneve dëmton integrimin dhe do të kontenstohet nga PD. Nuk ka formulë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar që e  pret me votë”, shtoi Lulzim Basha./tvklan.al