“Kemi plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu rikthye takimeve me qytetarë e biznese në Njësinë 4 të Tiranës ku fokusi ishte gjendja ekonomike dhe pandemia.

“Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dal jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim”.

Binzeset iu ankuan kreut të opozitës fitimet janë në rënie. Për këtë Basha bën përgjegjëse qeverinë.

“Problemi kryesor ёshtë qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve”.

Për daljen nga kjo situatë Basha tha se ka një plan të qartë.

“Gjёja e parë qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse ANTI-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё , tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati  që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë”.

Basha premtoi se plani ekonomik i PD-së parashikon ulje të çmimit të karburantit duke eliminuar disa taksa të vendosura aty nga qeveria aktuale si dhe mbështetje për shtresat në nevojë për konsumin e energjisë.

Tv Klan