Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me gratë e Patosit që kanë fëmijët në emigracion kanë folur për akuzat që i bën kryeministri Edi Rama.

Basha teksa u pyet nga një banore e këtij qyteti se pse nuk i përgjigjet akuzave të Kryeministrit, tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi në fushatë është për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe jo të merret me kundërshtarin politik.

Për mua është e shkuara për shumicën e shqiptarëve është e shkuara nuk kemi kohë për të humbur me gërvërre të tilla. Ai do të vazhdojë deri në 25 Prill këtë punë do të bëjë do shajë, se s’ka asgjë për t’iu treguar shqiptarëve. Nuk ka asnjë arritje domethënëse për t’iu thënë shqiptarëve, që këto 8 vite kam pasur të gjitha pushtetet këtë kam arritur për ju. Duke qenë se nuk ka asgjë do të vazhdojë duke sharë.

Nëse unë i përgjigjem atij, e para kthehemi në një batak përgjigjesh e kundër përgjigjesh, dhe i lodhim njerëzit. Mua në fakt nuk më intereson ai, zgjedhjet në 25 Prill nuk janë për të, janë për poullin. Në çdo vend normal janë për popullin. 30 vite tranzicion boll më, duhet të kuptuar që zgjedhjet nuk janë për politikanët, por janë popullin. Nuk i jam përgjigjur dhe nuk i përgjigjem se nuk futen në atë batak. Ai nuk ka arritur asgjë dhe do të shajë deri në 25 Prill, por unë do të merrem me ju dhe hallet tuaja“, u shpreh Basha./tvklan.al