Lulzim Basha thotë se pas nismës së kryeministrit për të mbyllur me ligj të gjitha pikat e basteve,  fshihet një aferë e madhe. I ftuar në emisionin “Opinion” kreu i demokratëve foli për monopolizim të parave të kumarit në duart e njerëzve pranë kryeministrit.

“Personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit. Asokohe u vra një person në bllok se ishte lajmëruar se do mbylleshin kazinotë dhe i shiti pajisjet. Ajo që po ndodh tani është se kompania APEX i shiti aksionet tek një kompani austriake para 4 muajsh sepse u lajmërua nga këta (qeveria). Këtij personi (pronarit të APEX) i ka dhënë leje ndërtimi tek Kulla e Sahatit dhe në zonën e Bllokut.”

Prej disa ditësh dyshen Marku-Prela i ka akuzuar se janë vënë në shërbim të bandave duke e kthyer organin e prokurorisë në celulë të krimit të organizuar me urdhër të kryeministrit Rama.

“Donika Prela është peshku i madh i drejtësisë që po prish hetimet. Do mbajë përgjegjësi ajo dhe Arta Marku. Peshku i madh i drejtësisë është Donika Prela  dhe do vijë dita që do dalë përpara drejtësisë , Arta Marku që degdis prokurorë rrugëve që nesër mund t’i gjejë ndonjë gjë, edhe ajo do mbajë përgjegjësi, do vijë dita.”

I njëjti fund si ai i Markut e Prelës tha se e pret edhe Kryeministrin Rama.

“Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjeshtë largimi i tij si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë.”

Basha përjashtoi  çdo mundësi  për marrëveshje me Edi Ramën , duke thënë se qytetarëve u lind e drejta ta rrëzojnë këtë qeveri.

Tv Klan