Tuneli i Krrabës, dëshmi e fjalës së mbajtur

Lulzim Basha e nisi ditën e elektorale me një takim me mbështetësit e tij demokratë në tunelin e Elbasanit, që sipas tij është vepër që dëshmon se kjo forcë është ajo e premtimeve të mbajtura.

Në takim për përfaqësues të familjeve të vjetra të Elbasanit siguroi se metafora e Normales së Elbasanit, shkollës së parë të mesme në Shqipëri do të jetë metafora e ndryshimit si në këtë qark ashtu dhe gjithë Shqipërinë pas 25 prillit.

Ndërsa me votuesit për herë të parë veç akuzave për qeverinë Rama që sipas tij ka dështuar në politikat për arsimin, iu tregoi për programin elektoral të demokratëve për këtë sektor.

Me shifra tregoi se Shqipëria është vendi më i prekur nga emigracioni i të rinjve në Ballkan.

Ndërsa në një takim me gratë në qytetin e Burrelit foli për mbështetjen që duhet të kenë dhe që do t’ju jepet nga qeveria e tij pas 25 Prillit.

Tv Klan