Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të dielë denoncimin në adresë të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një viodeo të postuar në rrjetet sociale, në 53 sekonda Basha shpjegon arsyen se përse  industria e bixhozit u shumëfishua gjatë qeverisë së majtë.

Sipas kreut të opozitës, Rama e Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre.

Basha thotë se mbështetja e qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.

Tv Klan