Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me çmimin e energjisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeopozitari shprehet se Rama ka premtuar uljen e çmimit, por në fakt e ka rritur atë.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës publikoi edhe një video me intervista të qytetarëve të realizuara nga Partia Demokratike.

/tvklan.al