Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, Rama ka dështuar në betejën kundër drogës. Ai ka cituar një raport të Europol, ku Shqipëria cilësohet burim i trafikimit të kanabisit në BE.

“Edi Rama e ka cilësuar histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë? Përgjigja: Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian”, thotë Basha.

Reagimin e tij kreu i opozitës e pati në rrjetet sociale ku 11 ditë para zgjedhjeve ai vijon dhe tregon dështimet e qeverisë Rama./tvklan.al