Përpjekje për të hequr vëmendjen nga provat dhe faktet, që e lidhin kreun e qeverisë me Emiljano Shullazin, e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndrimin e Edi Ramës, ndaj deklaratave të ish – Kryeminitrit Berisha për vetëmbrojtje të qytetarëve ndaj bandës qeveritare.

“Ai po bën çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga vërtetimi publik me prova dhe me fakte i lidhjes së tij me kreun e klanit më të tmerrshëm kriminal në vend me Emiliano Shullazin. Kapet pas një deklarate, një qëndrimi që nuk është as vendim dhe as nisëm, por është një propozim për gjendjen e tmerrshme kriminale me shpresën që do të fshijë Shullazin nga memoria e njerëzve.”

Lidhjet e Kryeministrit Rama me Emiljano Shullazin, për kreun e demokratëve janë dhe arsyeja e vonesës së Reformës në Drejtësi.

“Është pikërisht kjo rënie në krim, kjo bashkëjetesë e përditshme e Edi Ramës me krimin, burimi kryesor i të keqes në vend, i varfërisë së skajshme të qytetarëve, i grykësisë pafund të qeveritarëve dhe banditëve të tyre. E për këtë dhe vetëm për këtë, ai ka ndaluar reformën në drejtësi. Ka vonuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit sepse e donte nën kontroll e donte ta drejtonte bashkë Shullazin dhe kur kjo i dështoi, vetëm e shtynë dhe e shtynë sepse e ka frikë.”

Lulzim Basha thotë se qeveria Rama ka instaluar shtetin e banditëve, por mbetet oprimist se arrestimi i Emiljano Shullazit është një ogur i mirë për Reformën në Drejtësi.

Tv Klan