“Iki nëse nuk mbaj angazhimet mandatin e parë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Shkodër këtë të martë. Kreu i opozitës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një sërë çështjesh të ndryshme, që nga akuzat e Ramës se është i lidhur me zinxhirë nga Berisha e Meta dhe KÇK, koalicioni i mundshëm me PS-në, përplasja në Elbasan dhe listat e kandidatëve për deputetë.

Edi Rama ka deklaruar se jeni i lidhur me zinxhirë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Keni një përgjigje për këtë deklaratë?

Shiko, sa i mjerë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes. Është i lidhur me zinxhirin e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i çdo të keqeje që ka pësuar Shkodra dhe gjithë Shqipëria dhe tashmë që po i vjen fundit, ditë për ditë vetëm vjell vrer. Kjo është alternativa e Edi Ramës. Alternativa ime është alternativa e shpresës dhe shërbimit ndaj çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike.

Do të keni koalicion me Edi Ramën nëse asnjëra prej partive nuk arrin 71 mandate.

Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të mos bëjnë atë që një shoqëri normale do të bënte në këto kushte. Shqiptarët janë njerëz normalë me një qeveri jo normale. Kjo do të marrë fund më 25 Prill, Edi Rama do të largohet. PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin. Kam një angazhin para shkodranëve. Nëse nuk mbaj zotimet brenda 4 viteve nuk do të kërkoj një mandat të dytë.

Është një KÇK, PD dhe LSI, siç thotë Edi Rama?

Nuk ka shqiptarë që nuk e di se kush i ka varfëruar, kush i ka vjedhur dhe kush i ka ngelur në vendnumëro këto 8 vite. Edhe këto ditë të fundit përpara se shqiptarët ta largojnë me votën më referendare që ka njohur ndonjëherë komunizmi, ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët. E patë ç’ndodhi në Elbasan? Ai ka policinë, ai kontrollon gjithçka, shërbimin sekret, të gjitha dhe prapë se prapë nuk hyn dot në qytete pa praninë e bandave.

Pse i merrni festat ju politikanët?

E ke gabim, festa ishte e qytetarëve. Festat i prishin politikanët e lidhur me krimin me në krye Edi Ramën, të cilët i thonë ‘mjaft largohu’.

A është e vërtetë që po i porosisni demokratët që të kenë një fushatë jo vetëm kundrejt Edi Ramës, por edhe ish-funksionarëve të PD-së që sot garojnë në parti të vogla, zonjës Topalli, Patozit?

Fushata jonë është për bashkim të shqiptarëve për ndryshim. Kjo vjen duke larguar Edi Ramën, natyrisht duke mos u gënjyer nga fasadat e tij. Do të jetë një fushatë fituese për të gjithë shqiptarët./tvklan.al