“Të dënohen vjedhësit e zgjedhjeve”

Në takim me mbështetës të Partisë Demokratike në Lezhë Lulzim Basha deklaron se 30 Qershori e bën opozitën edhe me të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesat e saj.

Basha thotë se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza është qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarja përpara drejtësisë e të gjithë politikanëve dhe kriminelëve të faktuar si hajdutë të zgjedhjeve si dhe zgjedhje të parakohshme.

Basha në bashkëbisedim me lezhianët u fokusua dhe tek problemet ekonomike që po kalon vendi, papunësia në rritje sipas tij dhe shkatërrimi dhe kapja e drejtësisë nga kryeministri Rama.

Tv Klan