Zëvendësoi sipërmarrësit me klientët e tij”

Lulzim Basha e akuzon qeverinë e kryeministrit Rama si shkaktare të largimit të investitorëve të huaj nga vendi.

Në një postim në Facebook kryedemokrati shkruan se Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.

Sipas Bashës asnjë investim të huaj nuk ka sjellë kjo qeveri, duke e vendosur Shqipërinë sëbashku me Korenë e Veriut, në të vetmet vende në botë pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Që të zhvillohet ekonomia dhe të vijnë investime, duhet të largohet qeveria Rama, tha Basha.

Tv Klan