Pasi i ftoi ti drejtohen Tiranës për tu bërë pjesë e protestës se 16 Shkurtit, Lulzim Basha ju premton banorëve të Kukësit se një nga vendimet e para do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit. Sipas Bashës, Rama ka ndjekur një politikë spastrimi në këtë qytet.

“Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’iu ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Taksa do të zerohet. Plani i tij për ta shkretuar Kukësin do të marrë fund. Edi Rama ka ndjekur me Kukësin një politikë spastrimi dhe zbrazjeje. Ai e ka mbështjellë të gjithë urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve me masat që ka marrë në raport me Kukësin”.

Edi Rama premton hapjen e aeroportit te Kukësit, ndërsa Lulzim Basha premton hapjen e një universiteti.

“ Një nga hapat kryesorë në këtë drejtim do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit. Do të subvencionojmë me paratë e shtetit praninë e pedagogëve, në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesional”.

Basha thotë se vendi po qeveriset në kushtet e një grushti shtetit. Vetë banorët i kërkojnë që dhe drejtuesit lokal dhe të deleguarit e opozitës në këtë qark të jenë me përfaqësues.

Basha riperserit se nuk do të ketë më marrëveshje me Edi Ramën.

Tv Klan