Basha: Rama nuk mbajti zotimin për konkurrencë dhe transparencë gjatë qeverisjes së tij



Basha: Rama nuk mbajti zotimin për konkurrencë dhe transparencë gjatë qeverisjes së tij

09:18 12/04/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale ku rendit dështimet e kryeministrit Edi Rama për 8 vitet e ardhshme. 12 ditë para zgjedhjeve, kreu i opozitës është ndalur tek zotimi i Ramës se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij.

Por Basha thotë se Rama nuk e ka mbajtur këtë premtim. Ai ka cituar një raport të DASH sipas të cilit, problemet kryesore që ka shoqëria shqiptare janë mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni.

“A e mbajti këtë zotim? Përgjigja JO. DASH thekson se mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallkë të shoqërisë janë problemet kryesore të Shqipërisë”, thotë Basha.

Më tej, në postimin e Basha thotë se në themel të qeverisjes se tij ka vendosjen e konkurrencës së ndershme dhe interesit publik.

“Garantim i transparencës institucionale me qëllim rritjen e shkallës së disponibilitetit të të dhënave për qytetarit sipas  modelit qeverisës “Open data””, shton në fund Basha./tvklan.al







Të ngjashme