PD: Rama, Ahmetaj, Veliaj, grup i strukturuar kriminal

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Lulzim Basha denoncoi sërish qëndrimet e Kryeministrit Rama për çështjen e inceneratorëve.

Basha tha se gjatë emisionit Opinion, Rama nuk iu përgjigj dot pyetjes se ku shkuan 75 milionë euro dhe se me sjelljen e tij tregoi se ishte një njeri në siklet.

Kreu i PD tha se Rama, Ahmetaj dhe Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në aferën e inceneratorëve.

Sipas Bashës 75 milionë euro të taksave të shqiptarëve iu janë dhënë kompanive që s’kanë bërë asnjë punë dhe që janë krijuar vetëm 24 orë para se të jepej tenderi.

Kreu i opozitës premtoi se për abuzimet me miliona euro do të bëhet drejtësi, kur PD të vijë në pushtet.

Tv Klan