“Përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin 5 pikësh”

Dy javë pasi propozoi planin pesë pikësh dhe e ftoi Edi Ramën ta zbatojë atë, me qëllim përballimin e krizës ekonomike dhe frenimin e situatës së Covid-19, Lulzim Basha nuk nguroi t’i bëjë të fundit paralajmërim kryeministrit nga selia blu.

Nuk pret koha deri më 25 prill. Nëse këto dy javë i jam drejtuar me civilitet sot i them se mos zbatimi i planit me 5 pika që është përgjigjja e duhur në kushtet aktuale të Shqipërisë e ngarkon Edi Ramën dhe ministrat e tij me përgjegjësi penale. Çdo dëm, nesër nuk do të jetë vetëm  një problem i madh për qytetarët dhe përgjegjësi politike por do të ndiqet dhe si përgjegjësi penale”, tha Basha.

Paratë në buxhetin e shtetit tha se qeveria i ka, por destinacioni i taksave të shqiptarëve sipas kryedemokratit shkon në xhepat e klientëve të kryeminsitrit, duke iu rikthyer edhe një herë koncnesioenve të tre inceneratorëve, atij të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Kam burime financiare të limituara tha sot s’jap çek 160 mije lekë se paratë Rama i ka për Klodian Mërtirin për bandën e Lushnjes që me Ramën, Ahmetajn dhe ndonjë drejtues medie.  Ja për ça i ka shkuar mendja Ramës javën e shkuar, tabela e thesarit që tregon në katër ditët e fundit 2 mln euro për inceneratorët të Fierit dhe Tiranës. Shkoni në Fier shiheni ka një lëndinë e gardh e karabina që duket sikur e ka minuar Nato, për atë deri tani janë paguar 24 mln euro”, shtoi Basha.

I ashpër ishte edhe kur foli për gjobitjen e qyetarëve në rast se nuk do të mbajnë maskën në ambiente publike.  “Për gjoba është i vetmi Rama, ça do i bësh pensionistit kur  s’ka buke t’i ça i thua do ju gjobis”, u shpreh Basha.

Edi Ramës sërisht i kujtoi 25 prillin si dita e ndëshkimit popullor, por deri në verdiktin final të ndëshkimit me votë i kërkoi që të jetë një kryeminsitër i përgjgjegshëm.

Tv Klan