“Paratë e qytetarëve, në xhepat e klientëve të qeverisë”

Pas rritjes së të infektuarve dhe rekordit të jetëve të humbura gjatë 24 orëve të fundit, Lulzim Basha sheh dështimin e qeverisë në menaxhimin e situatës së COVID-19. “Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish.”

Nga Lushnja ku u takua me banorë të këtij qyteti, Basha renditi dështimin me shëndetësinë në krye të listës së premtimeve të pambajtura të kryeministrit.

Me pacipësi e përsëriti edhe para disa ditësh ndërsa kaloi buxhetin e fundit të qeverisë së tij në ikje! Shëndetësi falas premtoi! Shikoni ku jemi sot. Sipas FMN-në më pak se 1%, 0.89% ka dhënë kundër COVID-it. Pse?”

Përgjigjen e gjen tek ndarja e parave të shqiptarëve që ai thotë se qeveria po ia jep klientëve të saj për tendera korruptive, mes te cilave rendit edhe PPP e inceneratorëve.

Edhe në kohën e pandemisë kur e gjithë bota është ngritur dhe paratë e buxhetit i çon për të trajtuar të sëmurët, për të testuar dhe parandaluar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, për të pajisur spitalet, për të ndihmuar ekonominë, ky edhe në kohën e pandemisë vazhdon e vjedh. Madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, siç e shton çdo hajdut kur e di që është dita e fundit. Edhe këtë javë 800 milion lek të taksave tuaja, banorëve më të varfër të Ballkanit ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit.”

Dhe pas ardhjes në pushtet premton se paratë e oligarkëve do t’i çojë në xhepat e shqiptarëve.

Nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit, nuk do të shkojnë më për grupet mafioze që kanë kapur ekonominë për fyti, nuk do të shkojnë për oligarkët që marrin 10% të prodhimit të brendshëm bruto krahasuar me 3% që është vendi i dytë më i lartë në Evropë, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek njerëzit”.

Sipas kryedemokratit, dalja e shëndetësisë dhe ekonomisë nga kolapsi dikton ndërmarrjen e disa masave urgjente, zgjidhjen për të cilat, Basha thotë se qeveria e gjen në planin pesë pikësh të opozitës.

Tv Klan