Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha e mbështeti protestën e qytetarëve dhe shoqërisë civile kundër ndërtimit të parkut të loijërave tek liqeni, me ane te nje deklarate. Protestë, rezistencë, përballje, thote ai, teksa thekson se kjo është rruga e qytetarëve për të kundërshtuar ato që i cilëson si vjedhja, korrupsioni, shkelje të ligjit, zhvatja e pasurive publike.

Lulzim Basha, flet për dy standarde të qeverisë, me shtypje të qytetarëve dhe mështetje të korrupsionit dhe paligjshmërisë nga njera ane dhe strehim të hajdutëve që vjedhin dhe spyesin për askënd, nga ana tjeter.

Basha akuzon kryeministrin që po mbështet kryetarin e bashkisë erion Veliaj që po shkallmon Parkun e Liqenit për interesa korruptive; që po mbështet edhe deputetin Armando Prenga që sipas tij, pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit.

Ai drejton gishtin e akuzës per korrupsion, trafiqe droge dhe emerime politike ne administrate edhe ndaj disa prej ministrave dhe deputetëve të mazhorancës, qe i quan si një gjiriz te madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar.

Per protesten e opozites reagoi edhe kryeministri Rama.

Ne nje shkrim ne rrjetet sociale, ku ka postuar edhe foto te përmbysjes se nje fadromë nga protestuesit, kreu i qeverise shkruan:

Vajmedet PD ku u katandise, nga rruga e luftës me diktaturën tek lufta me objektet e rrugëve.

Tv Klan