“Bllokimi i dy komisioneve, i paligjshëm”

Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për mediat ku u ndal tek kërkesa e opozitës për të ngritur 3 komisione hetimore. E teksa deri më tani është ngritur vetëm ai për zgjedhjet, Basha thotë se edhe komisionet hetimore për inceneratorët dhe për çështjen Becchetti nuk do të pengohen.

“Edhe në këtë rast dua të jem fare i qartë siç po përpiqen të sabotojnë Komisionin për masakrën zgjedhore dhe nuk kanë për t’ia dalë. Nuk kanë për t’’a dal edhe në daljen e përpjekjes tonë dy komisionet e tjera hetimore. Në rastin e mafies inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë edhe riformulimi nuk është në mirëbesim por është një përpjekje për të kthyer hetimin ndaj mafias se inceneratorëve të plehrave, në një pseudogrup pune për mjedisin, kur të gjithë e dimë se mjedisin e ndosin siç bënë gjatë verës, që çojnë paratë tek inceneratorët. Afro 800 mln euro ishte shifra e cituar dje e shpenzuar për këtë qëllim. Pra me të njëjtën lehtësi kriminale që i vunë flakën plehrave në Lushnje, në Fier, në Vlorë e kudo tjetër që pastaj të justifikonin firmat ë Durrës. Që pastaj të justifikonin firmat e kryebashkiakëve, që pastaj lekët tuaja, lekët e shqiptarëve, tua jepnin mafies së inceneratorëve, me të cilët pastaj i ndajnë. Me të njejtën lehtësi tani mendojnë se do të ndalin apo ndryshojnë natën e këtij Komisioni Hetimor me një grup pune për ambientin. Dje halli i tyre përsa i përket Komisionit Hetimor u shpalos më atë telenovelën e shëmtuar që patë të Edi Ramës me uzurptorët e krerëve të bashkive që kishte një dhe vetëm një qëllim, që t’i çojmë mbetjet te inceneratorët. E gjitha ajo batërtisje që iu bë atyre ka vetëm një qëllim, që mbetjet të shkojnë tek inceneratorët me pronarë offshore dhe paratë e qytetarëve ti furnizojnë llogaritë e tyre bankare sekrete në parajsat fiskale, siç ka filluar edhe të shpaloset edhe përmes letrave të Pandorës. E do të vazhdojë të shpaloset edhe në mekanizma të tjerë sepse është një e vërtetë që nuk mund të fshihet dot, tepër e madhe. Është një minar që s’ka thes ta fsheh”, tha Basha.

Kreu i demokratëve u ndal tek deklaratat e Ramës dhe tha se është gënjeshtër fakti që kryeministri ka mohuar vendimin për Becchetti-n. Sipas Bashës, vendimi është publik dhe jo konfidencial siç ka pretenduar Rama, ndërsa shtoi para gazetarëve se kryeministri ka përdorur shtetin në një luftë personale që do t’u kushtojë shqiptarëve 120 milionë Euro.    

“E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një Komision Hetimor, në një pseudogrup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale. Për komisionin Becchetti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë. Pra me fjalë të tjera po thotë afera e Becchetit nuk hetohet dot sepse është konfidenciale dhe ngaqë është konfidenciale nuk mund ta hetoni, sepse po ta hetoni do dal i, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi. Thjesht dhe shkurt për çdo shqiptar, Komisioni Hetimor nuk është diçcka për të cilën opozita ka nevojë për dakordësinë e qeverisë, Kushtetuta e Shqipërisë thotë kur 28 deputetë kërkojnë Komision Hetimor, ai miratohet pikë. Ky thotë nuk do ta hetoni ju këtë sepse është konfidenciale dhe dëmton interesat e shqiptarëve. Që Edi Rama gënjen nuk përbën lajm, s’ka besoj njeri në botë që se ka kuptuar, në Shqipëri jo e jo, por duke qënë se bëhet fjalë për një dëm prej 120 mln eurosh apo më shumë. Fshehja e tij pas sekretit apo konfidencialitetit siç e quan është qesharake, sepse vendimi është fshehur në hapsirën më sekrete të botës që quhet internet. Ja ku është vendimi. Klikohet linku edhe një 6-vjeçar mund ta shohë që vendimi i sekret i Ramës është në internet. Në çdo rast ne linkun do e publikojmë si për mediat edhe për qytetarët, për të gjithë qytetarët. Sepse paratë me të cilat do të paguajë këto 120mln euro do dali nga xhepat e të gjithë shqiptarëve. Ky është vendimi që thotë Edi Rama është sekret.

Kaq sekret është saqë me një smartphone, me një wi-fi kudo ku të jeni në këtë moment, klikoni linkun dhe ju del vendimi që përcakton qartë se për shkak të luftës personale të Ramës me Becchetti-n ne shqiptarët, ju do duhet t’i paguajmë 120 milionë Euro”, tha Basha.

Në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor për Becchetti-n, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se ditën e hënë do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor./tvklan.al