Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë Edi Rama dhe Saimir Tahiri po ushtrojnë prej dy ditësh një presion mafioz ndaj drejtësisë.

Sipas tij, ky presion zbulon para çdokujt me dy pare mend, se kush janë urdhëruesit e megaskandalit të përgjimit.

Basha shprehet se këtij krimi shtetëror, ata i kanë shtuar edhe krimin kushtetues të shantazhimit të drejtësisë.

Basha shton se prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë këtë megaaferë duhet ta dinë se stepja apo sprapsja nga presioni është muzgu i demokracisë dhe agimi i tiranisë së shtetit mafioz.

Tv Klan