Basha: I kemi dorëzuar Ramës planin e daljes nga kriza

Basha: I kemi dorëzuar Ramës planin e daljes nga kriza

10:46 02/10/2019

Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë të zbatojë planin për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe reformën zgjedhore, ose të hapë krahun, në mënyrë që atë plan ta zbatojë PD dhe aleatët.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën.
Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!”,
tha Basha.

Kryedemokrati pati një prononcim të shkurtër për gazetarët pas takimit që zhvilloi në selinë blu me kryetarët e partive aleate paraditen e së mërkurës. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori